KLSH ka zbuluar disa shkelje me vlerë 1.4 miliardë lekë në Bashkinë e Fierit.
Si pasojë e kësaj shkelje ka kërkuar ndëshkimin e 70 punonjëseve të Bashkisë Fier.
Njoftimi i KLSH:
17 Masa Organizative
12 Masa për Shpërblim Dëmi në vlerën rreth 150 milion lekë, konkretisht:
-Në fushën e zbatimit të kontratave, për punime të pakryuera por të situacionuara dhe paguara;
-Në fushën e prokurimeve, për vlerësim të gabuar të Ofertave Ekonomike nga operatorët ekonomik pjesëmarrës në procedura;
-Në fushën e urbanistikës, kryesisht për përllogaritje të gabuar të taksës së ndikimit në infrastrukturë nga shoqëritë sipërmarrëse, realizuese të invesitimeve me fonde private)
7 Masa për eleminimin e efekteve negative të konstatuara në administrimin e fondeve publike dhe për menaxhimin me ekonomicitet, eficence dhe efektivitet të fondeve publike (3E-të) në vlerën rreth 1.4 miliard lekë, konkretisht:
-Për mos pagesë të taksave të infrastrukturës nga legalizimet informale në vlerën 61 milion lekë; -Për mos llogaritjen dhe arkëtimin e taksave në vlerën 120 milion lekë;
-Për mos llogaritje dhe vjeljen e gjobave nga Inspektorati Ndërtimor dhe Urbanistikë në vlerën 26 milion lekë;
-Për mosllogaritje të takës për zënie të hapësirave publike në vlerën 44 milion lekë;
-Në fushën e prokurimeve publike për vlerësim të gabuar të ofertave ekonomike nga operatorët pjesëmarrës në procedura në vlerën 1.300 miliard lekë )