Ermal Matishi ka qëlluar 7 herë në drejtim të makinës së Arben Bekteshit, mbrëmjen e sotme në Elbasan.
Matishi ishte përplasur dhe më herët me Bekteshin për një parakalim makine, dhe ngjarja e sotme ishte si një larje haqesh. Por Ermal Matishi është një emër i njohur për policin e Elbasanit. Në 2019 Matishi nuk iu bind patrullës së policisë për kontroll, po ashtu më herët ai është akuzuar për një vjedhje me dhunë nga autoritet italiane.