-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Merr udhë Zgjedhorja! Berisha çon Bylykbashin, kërkesat e palëve

Kryesoret

Ditën e sotme do të konstituohet komisioni i Reformës Zgjedhore, pas atij për Reformën Territoriale. Pas miratimit të emrave në Kuvend, sot nis zyrtarisht puna.

Demokratët janë të përçarë mes tyre, por që duket se ndryshe nga komisionet e tjera, Oerd Bylykbashi nga grupi i Sali Berishës ka pranuar që të jetë pjesë e propozimeve që ka bërë kryetari i grupit Enkelejd Alibeaj.

Opozita kërkon ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe zbatimin e rekomandimeve të OSBE-së. PS kërkon depolitizimin e administratës zgjedhore.

Pjesë e diskutimit do të jetë edhe boshllëku i krijuar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të rrëzuar herësin që u vendos në zgjedhjet e kaluara.

Një gjë është e sigurt, që komisioni nis punën sot, por nuk dihet kur do ta përfundojë dhe nëse do të mbyllet me kompromisin e të gjitha palëve.

Anëtarët e Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore nga PS:

Damian Gjiknuri bashkëkryetar

Blerina Gjylameti anëtare

Klotilda Bushka anëtare

Toni Gogu  anëtar

Ermonela Felaj anëtare

Arben Pëllumbi anëtar

Blendi Klosi anëtar

Klevis Xhoxhi anëtar

Anëtar zëvendësues:

Gledis Çeliku

Jurgis Çyrbja

Xhemal Qefalia

Anëtarët e Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore nga PD:

Bashkëkryetar;

Enkelejd Alibeaj

Anëtarë;

Oerd Bylykbashi

Dashnor Sula

Grida Duma

Kreshnik Collaku

Lindita Metaliaj

Anëtarë zëvendësues;

Selaudin Jakupllari

Eralda Bano (Tase)

Ervin Salianji

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit