Një krim në familje është parandaluar sot në Tiranë. Policia ka arrestuar një 40-vjeçar me inicialet D.H. i dënuar më parë për vrasje.
Që pas daljes nga burgu ai akuzohet se në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses dhe e ka kërcënuar se do ta vriste.
Ditën e sotme sherri ka agravuar. Fqinjët kanë sinjalizuar policinë që ka arritur në kohë duke e arrestuar.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Dhuna në familje”.