Publikohet fotoja e të riut Erion Muça 22 vjeç, i cili dje humbi jetën, pasi së bashku me Dorina Gjokgjinajn 20 vjeç u mbytën në rezervuarin e Çerkezës në Kamëz, pasi makina me të cilën po udhëtonin u fundos.
Për nxjerrjen e trupave të pajetë u desh ndërhyrja e polumbarëve të RENEA-s. Ende nuk dihet nëse kemi të bëjmë me aksident apo krim.
Rruga rreth rezervuarit është me çakull që dikton një shpejtësi shumë të ulët të makinës.