-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ranë nga lartësia duke vizituar “Syrin e Ciklopit”, policia jep detajet për dy turistët

Kryesoret

Policia e Tiranës ka zbardhur detaje nga rënia e dy turistëve në zonën e “Syrit të Ciklopit”.

Zjarrfikëset dhe emergjencat civile të Tiranës u kanë ardhur në ndihmë po për shkak të terrenit të vështirë ka ardhur helikopteri.

Tiranë/Informacion paraprak

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 u vijnë në ndihmë 2 turistëve që u dëmtuan gjatë eksplorimit të natyrës, në vendin e quajtur “Syri i Ciklopit”.

Sot, rreth orës 16:30, në zonën e quajtur “Syri i Ciklopit”, duke eksploruar natyrën, dyshohet se kanë rënë nga lartësia, në një zonë me terren shumë të vështirë, shtetasit D. K., 50 vjeçe dhe K. K., 80 vjeç.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, sapo janë njoftuar, kanë organizuar punën me qëllim nxjerrjen e tyre nga vendi ku ishin rrëzuar.

Falë ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, shërbimit mjekësor dhe emergjencave është bërë e mundur nxjerrja e 2 shtetasve të dëmtuar, dhe dhënia e ndihmës së parë.

Duke vlerësuar rrezikun për transportimin e të dëmtuarve me barrelë, nga vendi ku kishin rënë, deri te ambulanca, është bërë e mundur që me një helikopter, të transportohen për në Spitalin e Traumës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit