Gjykata e Durrësit ka lënë në burg pa afat Arben Ferizin dhe ka caktuar 18 ditë për Egert Vargun, lidhur me ngarkesën e kokainës, 45.5 kg të gjetur pak ditë më parë në portin e Durrësit.
Arben Ferizi dhe Egert Vargu deklaruan se nuk ka lidhje me drogën. Administratori i kompanisë tha se kompania ka porositur mish pule dhe të gjithë veprimet i kryejnë online dhe në këtë mënyrë nuk kanë nga ta dinë se çfarë ka në kontejnerë.
Megjithatë gjykata vendosi burg pa afat për shqiptarin nga Kosova, që do ta dërgonte ngarkesën e mishit në Maqedoni dhe i dha kohë 18 ditë prokurorisë për të vërtetuar dyshimet për agjentin doganor, Egert Vargu, që është këshilltar në bashkinë e Tiranës.
“Unë kam detyrë të ndjek procedurat e zhdoganimit dhe jo të kontrolloj kontejnerët” tha Egert Vargu.