-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Majko i “sulet” ambasadës ruse në Tiranë: Mos bëni gangsterin këtu

Kryesoret

Ish-kryeministri Pandeli Majko e cilëson akt të papërgjegjshëm njoftimin e bërë nga ambasada ruse në Tiranë lidhur me atë që Moska e cilëson “listën e mercenarëve shqiptarë” që i janë bashkuar Ukrainës në luftë. Deputeti socialist thotë se roli i ambasadës është për të ndërtuar marrëdhënie dhe jo për të bërë akte gangsterësh.

“Ky është një akt i papërgjegjshëm nga një godinë që supozohet se ekziston për të ndërtuar marrëdhënie dhe jo akte gangsterësh. Duke i bërë të tjerët të kenë frikë nga ty, nuk e ndryshon atë që je në të vërtetë” shkruan ai.

Në këtë listë renditet Shqipëria sipas Rusisë bën pjesë në 10 vendet me numrin më të lartë të luftëtarëve të huaj që i janë bashkuar rezistencës ukrainase.

Prej nisjes së luftës, sipas Rusisë 150 shqiptarë kanë shkuar në Ukrainë, ndërsa deri më sot llogaritet të kenë humbur jetën 42 persona, 40 janë larguar ndërsa 68 janë ende në Ukrainë, gjithmonë sipas Rusisë.

Lista e publikuar nga Rusia për numrin e mercenarëve

Gjithashtu dhe Kosova ka një numër të lartë luftëtarësh, me 6 më shumë se Shqipëria që nga fillimi i okupimit rus duke u pozicionuar në vendin e nëntë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit