-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD: Lame është për në SPAK, pasi bëri zallamahinë tani do u vënë zjarrin letrave

Kryesoret

Përfaqësuesi i çështjeve ligjore në PD, Ivi Kaso shprehet se kreu i Kadastrës, Artan Lame duhet të ishte në SPAK për të dhënë llogari për “babëzinë” që është bërë me pronat dhe jo që të dilte, pas 9 vitesh në pushtet, që sipas tij kanë bërë gjithçka “fshirë, hequr pronën, humbur dokumentet” dhe të thoshte se regjistrat janë grisur dhe nga sot fillon dita zero. Kaso bën edhe një paralajmërim, kur thotë se “mos çuditemi fare që së shpejti, qoftë larg, arkivat e pronave të përfshihen në ndonjë zjarr masiv që t’i vërë kapakun gjërave”.

“Pas 9 vitesh në detyrë dhe pasi

– kanë regjistruar dhe legalizuar çdo prone që kanë dashur bazuar mbi preferenca partiake, korruptive e njohjesh miqësore,

– kanë fshirë, hequr pronën, humbur dokumentat dhe mbajtjen në nje kalvar të pafundëm sorrollatjesh çdo shtetas e hallexhi që nuk konsiderohej “i tyre”

– kanë zhbërë çdo punë të mirë të bërë nga paraardhësit përshirë projektin me Bankën Botërore për regjistrimin dhe futjen në sistem të pronave në Shqipëri,

– kanë harxhuar miliona euro në projekte fasadë të cilët nuk kanë sjellë asnjë rezultat të prekshëm për pronat e qytetarëve,

– kanë ndryshuar e bërë ligjet si i kanë dashur duke i dhënë vetes kompetenca të palimituara dhe të pakontrolluara nga askush për t’ja dhënë dhe marrë pronën kujtdo i do qejfi,

– kanë shkrirë dhe bashkuar institucionet e legalizimit dhe të regjistrimit të pronave duke krijuar një superagjenci ku, larg kontrollit të publikut dhe institucioneve të tjera, në zyrën e Lames fillon dhe mbaron procesi i krijimit dhe regjistrimit të pronës,

– kanë ngritur sistemin e promovimit të patronazhistëve dhe komisionerëve të PS në punonjës kadastre, ku më i riu në detyrë dhe më i varfri bëjnë “vetëm” 2 herë në vit pushime jashtë vendit,

në vend që të japin llogari se përse jemi katandisur në këtë derexhe, dalin e “zbulojnë” problemet e arkivave vetëm tani pa u skuqur e pa u zverdhur fare.

Në një vend normal zotëria duhet të ishte ne SPAK në këto momente duke i’u përgjigjur pyetjes ” Si keni punuar deri tani?”

Të mos çuditemi fare në këtë pikë, që së shpejti, qoftë larg, arkivat e pronave të përfshihen në ndonjë zjarr masiv që t’i vërë kapakun gjërave” shprehet Kaso.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit