16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Shqipëria do të ketë dy satelitë në hapësirë”, Salianji ironizon Ramën: Në qiell kanë fluturuar çmimet

Kryesoret

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji përmes një video që ka postuar në Facebook ka risjellë premtimin e kryeministrit Edi Rama në një nga seancat e Kuvendit.

Ai është shprehur se Shqipëria do të kishte satelitët e saj në hapësirë në një periudhë shumë të shkurtër.

Salianji e ka ironizuar duke thënë se e vetmja gjë që po fluturon në Shqipëri janë çmimet, si të karburantit dhe të ushqimeve.

“Edi Rama premtoi solemnisht se këtë Mars dhe Qershor do të ngrintë në hapësirë dy satelitët shqiptarë dhe na ftoi të mos qeshnim me premtimin e tij!

Në këtë muaj kur duhet të ishin në hapësirë dy satelitët që do të bënin namin, në qiell kanë fluturuar çmimet e shportës dhe nafta! Sot më shumë se çdo herë tjetër qytetarët kanë nevojë për ndihmën e qeverisë jo për qeveri që fluturon me satelitë….”, shkruan Salianji.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit