-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestimi i Kajmakut, mediat italiane: Në shënjestër edhe figura të shquara të PS-së

Kryesoret

Ndër të tjera në shkrimin e saj për arrestimin e ish-kryebashkiakut Agim Kajmaku për drogë në Itali, gazeta italiane Il Resto del Carlino thekson se në shënjestër janë edhe të tjerë politikanë të lartë të Partisë Socialiste shqiptare.

“Selia kryesore e shpërndarjes ishte në Monterubbiano. Në shënjestër janë edhe politikanë dhe figura të shquara të Partisë Socialiste shqiptare,” shkruan gazeta.

“Mund të tingëllojë si një titull filmi, por është një realitet i pastër. Interpoli, karabinierët dhe policia shqiptare po hetojnë një trafik të gjerë droge, ku disa politikanë shqiptarë, dhe në veçanti ish-kandidati për kryebashkiak i kryeministrit Edi Rama, i cili u arrestua tre javë më parë në Grottammare, së bashku me nipin, me 20 kg kokainë”.

“Në pranga kanë përfunduar Edmond Kajmaku, 34 vjeç, banues në Monterubbiano dhe daja i tij, Agim Kajmaku, ish-kryetar i Bashkisë së Vorës dhe eksponent i njohur politik shqiptar i Partisë Socialiste. Të dy aktualisht akuzohen vetëm për trafik droge. Tani për tani, sepse situata e tyre, edhe aktualisht mjaft e kompromentuar, mund të përkeqësohet më tej nëse hipotezat e hetuesve do rezultojnë të sakta,” vijon gazeta.

Më tej thuhet se bëhet fjalë për një plan perfekt për të menaxhuar një treg të gjerë kokaina. Gazeta thekson se tanimë ka nisur një hetim shumë i gjerë ndërkombëtar.

Pesë ditë para arrestimit me 20 kg kokainë së bashku me nipin e tij, politikani shqiptar kishte udhëtuar i qetë me avion nga Tirana në Ancona, shkruan gazeta.

Në një llogari bankare në emër të bashkëshortes së tij janë gjetur 2 milionë dollarë.

Gazeta thekson se edhe nipi i Kajmakut ka qenë zyrtar i PS, pasi ka qenë drejtues i Ujësjellësit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit