-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Rama në Kosovë si misionar i Beogradit

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka komentuar vizitën e kryeministrit Edi Rama në Kosovë. Berisha shprehet se kreu i qeverisë shqiptare e ka vizituar Kosovën si misionar i Beogradit.

Berisha thotë se Ramës i është ngarkuar detyra në një akt të ri antishqiptar, të punojë ngushtë me albanofobë e serbofilë në Kosovë për rrëzimin e qeverisë Kurti.

Statusi i plotë

Rama në Kosovë si misionar i Beogradit!

Të dashur miq, pas samitit antishqiptar dhe antieuropian të Ohrit ku presidenti i sebomadhisë Aleksandër Vuçiç me urdhër të Putinit mblodhi vasalët e tij të Tiranës dhe Shkupit për avancimin e Ballkanit serbo-rus në kundërvënie të hapur të procesit të Berlinit duket se Edi Rama ka marrë detyra të reja nga Beogradi.

Konkretisht duket se Edi Ramës i është ngarkuar detyra në një akt të ri antishqiptar të punojë ngushtë me albanofobë e serbofilë në Kosovë për rrëzimin e qeverisë Kurti, qeveri e cila me qëndrimet  konseguente kundër projektit  ruso -serb të Ballkanit të Hapur mbrojti dhe po mbron me konseguencë interesat e kombit shqiptar por edhe të Bashkimit Europian dhe NATO-s në rajon.

Me këtë rast duke dënuar me ashpërsinë më të madhe misionin e ri antishqiptar të Edi Ramës të ngarkuar nga Beogradi,  paralajmëroj vasalin e mjerë të serbomadhit Vuçiç të heqi dorë nga skenarët e Beogradit kundër qeverisë së Kosovës pasi në të kundërt do marri ndëshkimin e merituar nga mbarë kombi shqiptar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit