-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meta nga Forumi Global i Bakut: Kush fle në demokraci, zgjohet në diktaturë

Kryesoret

Presidenti Ilir Meta në Forumit IX Global të Bakusë është shprehur se duhet ta bëjmë demokracinë më të përgjegjshme që të rikthejmë besimin tek njerëzit.

Kreu i Shtetit thotë se mësimi i nxjerrë nga historia është se popujt që flenë në demokraci zgjohen në diktaturë.

Ai kërkon bashkim për të demonstruar vullnet të mirë, dialog dhe mirëkuptim të ndërsjellë për t’i bërë vendet tona dhe botën më të mirë dhe më të sigurt për të gjithë!

“Në sesionin përmbyllës të Forumit IX Global të Bakusë me temë “Sfidat ndaj rendit botëror” theksova se është detyra jonë ta bëjmë demokracinë më të përgjegjshme, më të gjallë dhe më përfaqësuese për të rikthyer besimin dhe shpresën tek njerëzit.

Mësimi i nxjerrë nga historia është se popujt që flenë në demokraci, zgjohen në diktaturë.

Le të bashkojmë përpjekjet tona në nivel kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar duke demonstruar vullnet të mirë, dialog dhe mirëkuptim të ndërsjellë për t’i bërë vendet tona dhe botën më të mirë dhe më të sigurt për të gjithë!”, shkruan Meta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit