-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Putin shkarkon gjeneralin, ishte pjesë e trupave ruse në përplasjen me NATO-n në Kosovë

Kryesoret

Vladimir Putin ka shkarkuar shefin e forcave ajrore për shkak të humbjeve të mëdha në luftë, të cilat vlerësohet se kanë arritur në 50 mijë.

60 vjeçari gjeneral-koloneli Andrey Serdyukov ka paguar çmimin e ‘viktimave masive’ shkatërruese midis parashutistëve.

Spekulimet vijnë pasi një burim rus sugjeroi se humbjet e përgjithshme të vendit në Ukrainë janë afër 50 mijë  dukshëm më të larta se shumica e raportimeve të tjera.

Burime të pakonfirmuara ukrainase, të cituara nga zëdhënësi ushtarako-civil i Odessa, Serhiy Bratchuk, thonë se Putini ka shkarkuar Serdyukov dhe e ka zëvendësuar atë me gjeneral-kolonelin Mikhail Teplinsky, 53 vjeç, aktualisht shef i shtabit të Qarkut Ushtarak Qendror, i cili ka lindur në rajonin e Donetsk.

Serdyukov u sanksionua nga Britania se kishte vrarë civilë në Ukrainë, veçanërisht në masakrën e Buchas.

Shkarkimi i 60 vjeçarit do të nxirrte në pah se ai është përgjegjës për performancën e dobët dhe viktimat e larta midis njësive ruse, sidomos ato ajrore, veçanërisht në operacionet e hershme rreth Kievit.

Disa burime pohojnë se Putini po menaxhon personalisht vendimet e luftës dhe po përdor shkarkimet mbi komandantët që ai i sheh se nuk po kryejnë si duhet punën e tyre.

“Shkarkimet e vazhdueshme dhe spastrimet e mundshme të brendshme të oficerëve të lartë rusë ka të ngjarë të degradojnë më tej aftësitë e dobëta të komandës dhe kontrollit rus dhe besimin e oficerëve rusë. Nuk ka pasur asnjë indikacion nga Moska se Serdyukov është shkarkuar. Ai është një “Hero i Rusisë” – nderimi më i lartë i vendit – dhe shihet si një nga mendjet më të afta ushtarake të vendit”, thekson një prej burimeve, shkruan Daily Mail.

Sipas Daily Mail, Andrey Serdyukov ka drejtuar operacionin për aneksimin e Krimesë nga Ukraina në pranverën e vitit 2014 si dhe bëhet e ditur se ka qenë pjesë e incidentit në aeroportin e Prishtinës mes forcave ruse dhe atyre të NATO-s në 12 qershorin e vitit 1999, kur një kolonë prej rreth 30 automjetesh të blinduara  dhe me 250 trupa ruse, të cilët ishin pjesë e forcës paqeruajtëse ndërkombëtare në Bosnje u zhvendos në Serbi.

Rusët kishin lyer automjetet e tyre me germa të bardha ‘KFOR’ ku më parë kishin qenë “SFOR” duke u drejtuar për në Prishtinë dhe në Aeroport përpara se të mbërrinin trupat e NATO-s.

Me të dëgjuar për ardhjen e këtyre trupave, Komandanti Suprem i Aleatëve Amerikan i NATO-s në Evropë, Gjenerali Uesli Klark, telefonoi Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Havier Solana dhe e pyeti nëse ka transferim të trupave në zonë. Por që në fakt nuk kishte asnjë transferim. Më pas Clark urdhëroi përkohësisht një kontingjent parashutistësh britanikë dhe francezë që të fluturonin me helikopter për të kapur aeroportin e Prishtinës me forcë.

Oficerët e shtabit ishin të shqetësuar se helikopterët mund të qëlloheshin nga forcat serbe dhe se hyrja në Kosovë para kohe mund të bënte që serbët të tërhiqeshin nga marrëveshja.

Parashutistët britanikë u ulën pranë helikopterëve Chinook në një fushë misri për pjesën më të madhe të pasdites, përpara se të zbrisnin për t’u përgatitur për lëvizjen e ditës pasardhëse në Kosovë.

Ministria Britanike e Mbrojtjes autorizoi komandantin e forcave britanike Richard Dannatt që të përdorte Brigadën e Blinduar për të izoluar aeroportin, por jo për të bllokuar pistat.

Shtetet e Bashkuara ushtruan presion mbi shtetet fqinje për të mos lejuar Rusinë të përdorte hapësirën e tyre ajrore për të transportuar përforcime.

Rusia u detyrua të anulonte përforcimet pasi Bullgaria, Hungaria dhe Rumania refuzuan kërkesat e Rusisë për të përdorur hapësirën e tyre ajrore.

Sipas Daily Mail, Andrey Serdyukov ishte 37-vjeç në atë kohë dhe ishte pjesë e trupave ruse që nëse nuk do të ishte shmangur përplasja me trupat e NATO-s, bota rrezikonte të shihte një Luftë të Tretë Botërore, kur Lufta e Kosovës sapo kishte përfunduar me bombardimet e Aleancës mbi Serbinë e Millosheviçit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit