-sidi education-spot_img
12.1 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kosova shtyn marrëveshjen me Shqipërinë për portin e Durrësit

Kryesoret

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama zbuloi gjatë një takimi me sipërmarrës në Gjakovë se qeveria e Kosovës ka shtyrë një marrëveshje sa i takon portit të Durrësit.

“Ka shumë kompani që përdorin në mënyrë intensive portin e Durrësit. Ne duam të kemi një marrëveshje me qeverinë e Kosovës siç e kemi në Ballkanin e Hapur për të pasur korridoret e gjelbra të operatorëve ekonomikë të autorizuar, të cilët kalojnë pa asnjë ndalesë”, u shpreh fillimisht kryeministri shqiptar.

Sipas Ramës, kjo marrëveshje duhet të firmosej gjatë mbledhjes së 20 qershorit.

Kreu i qeverisë shqiptare zbulon se ende nuk dihet arsyeja e këtij vendimi nga ana e autoriteteve kosovare.

Sakaq, Rama bëri thirrje se pavarësisht kësaj, marrëveshja duhet arritur sa më parë.

“Kemi sjellë me vete projektin e ri të portit të Durrësit që është konceptuar si port i përbashkët që ose duhet të jetë rajonal me rëndësi të dorës së parë ose ne humbasim një potencial të madh siç e kemi humbur për dekada të tëra”, ravijëzoi kryeministri.

Porti i Durrësit – “Porti i Prishtinës”

Porti i Durrësit është projektuar dhe do të ndërtohet edhe si “Porti i Prishtinës”.

Lajmin e bëri të ditur më 21 maj, studio holandeze e cila është kontraktuar nga qeveria shqiptare për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano.

“Pra, ju keni shtuar Prishtinën, shkëlqyer, praktikisht ky bëhet edhe porti i saj gjithashtu”, u shpreh kryeministri shqiptar Edi Rama para përfaqësuesit holandez.

Sipas studios, porti më vete është vetëm port, por duhet konsideruar si një element i një zinxhiri të tërë logjistik.

Në vijim, përfaqësuesi deklaroi se kjo mund të jetë një portë hyrëse për në Ballkanin Perëndimor.

Rama shtoi se ky ishte qëllimi që në premisat e para të këtij projekti.

“E pamë që porti aktual ishte një rrëmujë e tërë, ndoste dhe nuk kishte kapacitetet për t’u zgjeruar”, shtoi kreu i qeverisë shqiptare.

Sa i takon portit të ri, kryeministri theksoi se ai ka potencial, ka kapacitete dhe na bën portën hyrëse në të gjithë Ballkanin Perëndimor.

“Zgjatimi i portit të thatë në Prishtinë është kryevepër”, deklaronte në përmbyllje Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit