Në konferencën për shtyp të kësaj të hëne, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka prezantuar gazetarin Alfred Lela si drejtorin e zyrës së Shtypit në PD.
“Lela do të drejtojë një sektor shumë të rëndësishëm në PD. Ai do të jetë drejtor i zyrës së shtypit në PD”, tha Berisha.
Më tej, ai shtoi se shumë e kanë keqkuptuar duke menduar se do të zëvendësojë Floriana Garon. “Garo do të jetë në krahun e djathtë si zëdhënëse për shtyp”, tha Berisha.