Gjatë pasdites së sotme, ish-kryeministri Sali Berisha ka organizuar një tryezë me avokatët, të cilët janë shprehur kundër Hartës së re Gjyqësore.
I pranishëm në takim ka qenë dhe deputeti mbështetës i Berihsë, Belind Këlliçi. Teksa takimi po fillonte ish-kryeministri ka takuar të pranishmit, por ai nuk i dha dorën Këlliçit, edhe pse ky i fundit u vu në radhë për ta takuar.
Deputeti i ndjerë në siklet është kthyer nga drejtuesi i zyrës së shtypit të PD-së, Alfred Lelos, i cili ishte duke qeshur me situatën.