Gjykata e Korçës ka lënë në burg Valter e Edlir Mollajn si dhe Bleti Angjon për vrasjen e 26-vjeçarit Martin Çeço, që e mbytën dhe më pas e hodhën në rezervuar për të inskenuar mbytjen, por që u zbuluan.
Sherri nisi për një vajzë, me të cilën ishte lidhur viktima.
Angjo deklaroi në gjyq se vrasjen e kreu Valter Mollaj, pasi kishte lidhje me minorenen. “Vrasjen e kreu Valteri, pasi kishte lidhje me minorenen” tha ai.