Kryetari i PD-së Sali Berisha është dakord me Ilir Metën për ngritjen e një komisioni hetimor për cështjen e Butrintit, që ktheu ditën e sotme.
Sipas tij, me projektin e ri në Butrint do të ndërtohen 620 vila për klientelën e Edi Ramës. “Plotësisht e mbështes. Si votuan “AliBasha” me Bardhin, e patë? Butrinti është një nga cështjet më të mëdha, jo të Shqipërisë, por të Europës.
Nuk jam dakord me bordin që ka ngritur, sepse ministrja e Kulturës, që vetëm me kulturën s’ka asgjë të përbashkët ajo zonjë, ka pranuar në kontratë që Ministria e Kulturës do jetë për dy vjet dhe pastaj do jetë zonja Margariti dhe jo ministria. Mund të ndodhë vetëm në Shqipëri një gjë e tillë.
Problemi më kryesor është se Butrinti, zona A1, A2, A3 e tij, në këtë rast parku më mahnitës, kjo u zbërthye për hir të këtij projekti, pra zona A1, dhe zona A2 e A3 ju lanë Edi Ramës dhe oligarkëve të tij. Atje do ndërtohen 620 vila për klientelën e Edi Ramës.
Nuk ka shqiptar që mund të pranojë një projekt të tillë. Fondi ka bërë një gabim shumë të madh, nuk mund të pranonte shkatërrimin e tërësisë së Parkut Kombëtar se këtë po e bën qeveria shqiptare. Qeveria po i përdor ata.
Ndaj i bëj thirrje fondit të mblidhet dhe ta shohë dhe njëherë në kompleks këtë problem që nuk mund të mbyllet, s’ka të mbyllur. Ajo është një pasuri përrallore e shqiptarëve”, tha Berisha” tha ai.
Për komisionin e investimeve strategjike që kërkon grupi i Enkelejd Alibeajt, Berisha kishte disa pikëpyetje. “Komisioni për investimet strategjike, nuk kam asgjë kundër, por ka të dhëna që synimet janë të kundërta me atë që presin qytetarët. Nëse do të bëhet transparencë e vërtetë ne do ta duartrokasim, nuk kemi komplekse, por nëse do të përdoret për të mbuluar aferat më të mëdha si porti i Durrësit apo Butrinti, çka ne kemi disa të dhëna, do të reagojmë fuqishëm në kohë”.
I pyetur se përse kur nuk njeh komisionet, dërgoi Oerd Bylykbashin në komisionin e reformës zgjedhore, Berisha tha “Oerd Bylykbashi nuk merr kurrë pjesë në fasadë. Ai është një nga specialistët më të shkëlqyer të së drejtës elektorale në qenia e tij është për ne, për mua, për ne, e mjaftueshme që ajo punë të mos ketë fasadë, por sikur keni provuar edhe më parë ju qëndrimet e Bylykbashit. Problemi është se ata kanë përjashtuar PD-në nga komisioni i reformës territoriale dhe e kanë vetëm me “AliBashët”.
Paraditen e sotme në media qarkulloi lajmi se Gazment Bardhi do të merret në pyetje lidhur me ngjarjen e një viti më parë, vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan. Për këtë, Sali Berisha kërkoi që i njëjti standard të aplikohet edhe për Taulant Ballën.
“Komenti i vetëm është që aktor kryesore politik i ngjarjes është Taulant Balla. Kjo është evidente. Unë jam shprehur që të dy janë përgjegjës politikë për ngjarjen, por të thërrasësh Gaz Bardhin pa thirrur Ballën, provon SKAP-in e partisë. Taulant Balla nxori njerëzit me karta dhe lista votimi duke shpërndarë para.
Unë nuk jam për hetimet të njëanshme, por të vërteta. Ku shkoi Alfred Shehaj? Prokurori që mashtroi se nuk kishte materiale zgjedhore, ai është në SPAK sot. Si mund ti besohet SPAK-ut. Unë kam kërkuar hetimin e të dyve. Se ajo nuk është se nuk ka pasur ombrellë politike. Nuk mund ta mohojmë” tha ai.