-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çamëria në Kuvend, Veliu: Greqia të pranojë gjenocidin! Murati: Të ndërkombëtarizohet

Kryesoret

Sot në Kuvendin e Shqipërisë po zhvillohet dita përkujtimore në kuadër të “Javës Çame” dhe 27 qershorit që është data e gjenocidit grek ndaj shqiptarëve të Çamërisë.

Kryetari i Fondacionit Çamëria “Hasan Tahsini”, Alket Veliu u shpreh se Greqia duhet të pranojë gjenocidin.

Ai tha se nuk do të reshtin së kërkuari të drejtën dhe rikthimin në shtëpitë e tyre në Çamëri.

Duke ardhur këtu kisha dy ndjesi; para lidhet me përgjegjësinë që të jep kjo sallë dhe e dyta lidhet me ju që jeni ulur këtu duke e kthyer parlamentin në shtëpinë tonë, Çamërinë.

Rrugëtimi im është shoqëruar me emrin çam. Unë do ju ftoja për të provomuar vlerat nga krahina e Çamërisë.

Shqiptarët të mos i tremben Çamërisë, por të jetë e cdo shqiptari. Ne kurrë nuk do të së reshtim së kërkuari kthimin në shtëpitë tona” tha ai.

Diplomati Shaban Murati kërkoi që çështja Çame të ndërkombëtarizohet nga shteti shqiptar dhe të mos ulë zërin përballë qeverisë greke.

Të ndërkombëtarizohet çështja Çame. Komisioneri Hahn i dha Shqipërisë shans të artë, por nuk ditën dhe nuk deshën që ta aplikojnë” tha ai.

Edhe shkrimtari dhe analisti i njohur Kim Mehmeti kërkoi që të mos heshtet për varret e shqiptarëve në trevat tona.

Ta heshtësh gjenocidin çam, të Kosovës, por edhe në Sreberenicë, nuk tregon vetëm çfarë shqiptari je, por çfarë njeriu je” tha ai duke iu drejtuar qeverisë shqiptare.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit