Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Prishtinë ku po zhvillohet mbledhja e përbashkët e dy qeverive e Shqipërisë dhe Kosovës. Kryetari i PD-së, Sali Berisha përpos akuzave për Edi Ramën bëri edhe një premtim kur të vijë PD në pushtet.
“Cdo mbledhje mes dy qeverive duhet përshëndetur, por nëse Rama do të njihte minimumin e respektit për qytetarët e Kosovës, vuajtjen e tyre, martirizimin e tyre në më shumë se 150 vitet e fundit duhet të shkonte këtë herë në Kosovë duke pas njohur gjenocidin ciklik serb.
Janë 1400 engjëj, vogëlushë, që u vranë dhe u dogjën vetëm sepse kishin prindër shqiptar. Kjo që bën Rama është forma më e lartë e tradhtisë kombëtare. Unë mund të kem shumë probleme për të shtruar sot për marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë, por zgjodha vetëm këtë. Edhe marrëveshjet, a i ndoqët recitimet e përfaqësuesve të Shqipërisë?
Në një kohë kur shqiptarët presin një marrëveshje, dy shtetësinë, apo shtetësinë sipas dëshirës, por këtë krahas njohjes së gjenocidit ciklik, kjo do të jetë marrëveshja e parë, përveç heqjes së taksës në rrugën e kombit” tha ai.