-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Lavrov përmend shqiptarët dhe kosovarët të vrarë në luftë”, Rama: Nuk kemi të dhëna

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama tha këtë të hënë nga Prishtina se Kosova dhe Shqipëria përmenden vazhdimisht në lidhje me luftën në Ukrainë.

Rama mori pjesë në prezantimin  e librit të nënkryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, “Përplasja e Madhe”.

Ai tha se Putin dhe Lavrov sa herë del lista e të vrarëve në luftë, ndalen te shqiptarët dhe kosovarët.

“I thashë Enverit të lutem vetëm foltore mos nav e në prezantim se ia vlen ta bëjmë në formë bashkëbisedimi. Janë disa pasazhe të librit që mund të joshin disa prej jush. Kosova përmendet në mënyrë të vazhdueshme dhe madje futet edhe Shqipëria kur bëhet fjalë për luftëtarë në Ukrainë. Del lista e të vrarëve të skalioneve ndërkombëtare në Ukrainë dhe Lavrovi nuk flet për të tjerët flet vetëm për shqiptarët dhe Kosovarët. Duke dhënë shifra të pabazuara sepse ne nuk kemi të dhëna për shqiptarë të vrarë në këtë luftë.

Një tjetër pasazh në libër” Lufta e tanishme ia hapi sytë politikës europiane….”. Me këtë pasazh mbaron një kapitull dhe këtu do ia vlente të diskutohej më gjatë dhe më tutje se nuk mund t’i zgjidhim të gjithë për një takim, për të vazhduar te një element tjetër që mendoj se është i vlefshëm shumë për ne për të kujtuar edhe gjyqin e Hashim Thaçit dhe shumë udhëheqësve të tjerë.

Është sot një arsye shumë e fortë për Perëndimin që të ndalet dhe të reflektojë se çfarë ka bërë me atë gjykatë dhe është ajo gjykatë pa asnjë lidhje me dorën e Vladimir Putinin dhe të Moskës. Unë e kam si pyetje”, tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit