-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Në tunele, serra dhe pyje, ja çfarë zbuloi policia gjatë kontrollit në Fier

Kryesoret

Policia ka kryer kontrolle kundër kanabisit në zonë e Fierit, përfshirë këtu sera, tunele nëntokësore, si dhe zona të pyllëzuara.

Në zbatim të këtij plani operacional janë angazhuar 100 punonjës policie të Komisariatit të Policisë Fier, të Sektorit Operacional dhe të Hetimit të Krimit në DVP Fier, me mbështetje edhe të FNSH Fier. Për të realizuar kontrollin e imtësishëm të çdo pjese të territorit të qarkut Fier, këto struktura janë ndarë në 11 grupe kontrolli.

Për kontrollin e territorit janë përdorur edhe 3 dronë që janë në dispozicion të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier.

Janë ushtruar në total 190 kontrolle në ambiente të hapura, sera, minisera, tunele, banesa të braktisura, magazina, objekte të ndryshme etj.

Gjithashtu janë kontrolluar zona të cilësuara me risk dhe zona në të cilat vitet e kaluara është tentuar të kultivohen bimë narkotike.

Si rezultat i kontrolleve të territorit, në një zonë të pyllëzuar në fshatin Martinë, u gjetën të kultivuar disa fidanë të dyshuara si kanabis.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit