13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama-Kurti dy hapa drejt “bashkimit”

Kryesoret

Sot po zhvillohet në Prishtinë mbledhja e përbashkët e dy qeverive, Kosovës dhe Shqipërisë. Kryeministri Edi Rama propozoi që më 28 nëntor të këtij viti të mbahet një Kuvend i përbashkët midis Shqipërisë dhe Kosovës.

Unë do t’ju propozoja që, duke qenë se jemi në 110-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë dhe të ngritjes së flamurin të pavarur të Shqipërisë, ne të kishim në nëntor, të parin Kuvend të përbashkët, me të dyja Parlamentet e mbledhura në një dhomë”, u shpreh Rama.

Përpos kësaj kryeministri Rama bëri edhe një tjetër propozim. “Në Kuvendin e përbashkët dy të zv/kryeministrat të angazhojnë qeveritë për të nxjerrë një revistë bashkëqeveritare ku të gjitha marrëveshjet të jenë të përshkruara, rezultatet, pritshmëritë dhe cfarë duhet të shkojë më tutje.

Kështu krijojmë një revistë të përbashkët. Ta kemi si fletore zyrtare të mbledhjeve të përbashkëta të dy qeverive. Nëse Albini e aprovon. Mund të kemi një botim dinjtioz që ta ndajmë me publikun e gjerë, faktet dhe jo fjalimet” tha Rama.  

Një pikë e rëndësishme e marrëveshjeve ishte edhe krijimi i enciklopedisë shqiptare. “Enciklopedia shqiptare do të jetë me 10 vëllime, do të përmbajmë të gjithë korpusin e popullit shqiptar dhe natyrisht më e paktë që mund të bëjmë është që ta mbështesim financiarit.

Do jetë e pavarur, do të angazhohen të dyja akademitë e shkencave, do të jetë një punë e mendjeve të shkencës, e penave të shkencës shqiptare dhe më vjen shumë mirë që këtu të sjell në vëmendje, që ai takimi i zhvilluar me prezencën e akademikëve, ku nderuam Rexhep Qosen ka dhënë një produkt kaq të rëndësishëm” tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit