-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VIDEO-“Incident” në konferencë, Rama përplaset me gazetarin: Ti nuk flet këtu, kush e rrëzon Albinin?

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës për mediat në Prishtinë u përfshi në një “incident” me njërin prej gazetarëve, por që në fund pas tensioneve shkaktoi edhe të qeshura në sallë.

Replikat

Gazetari Kosovë Gjoci: E para ka të bëjë me atë që u raportua në media dhe deklaratës në Ohër, që Rama iu përgjigj edhe pa e pyetur…

Edi Rama: Cilës deklaratë në Ohër?

Gazetari Kosovë Gjoci: Asaj që po punoni për shkarkimin e zotit Kurti

Edi Rama: Dëgjo se nuk iu përgjigja kësaj…

Gazetari Kosovë Gjoci: A mund ta mbaroj….

Edi Rama: Jo nuk do ta mbarosh ti këtë, përpara se të mbaroj unë këtë.

Gazetari Kosovë Gjoci: Po është e drejta ime…

Edi Rama: Po është e drejta jote dhe nuk ta shkel të drejtën unë, po ta mbaroj këtë se më pëlqen kjo. Dëgjoni këtu qeverinë Kurti mund ta rrëzojë vetëm një protestë e Albin Kurtit, përsa kohë Albini nuk del në protestë kundër qeverisë së vet nuk ka kush ta rrëzojë. Kështu që nuk ka lidhje kjo.

Gazetari Kosovë Gjoci: Për ju zoti Kurti, ju keni bërë fushatë në Shqipëri. A do të bëni prapë fushatë dhe pyetja tjetër ka të bëjë me marrëdhëniet. Ka një përshtypje që marrëdhëniet mes dy vendeve janë shumë të këqija. Zyrtarë të qeverisë së Kosovës, zotin Rama e konsiderojnë pro serb. Çfarë jeni duke bërë dhe a jeni ju zoti Rama, pro serb?

Edi Rama: Po, sigurisht.

Gazetari Kosovë Gjoci: Edhe për Hagën a ekziston një koordinim.

Albin Kurti: Nuk mund të japim përshtypjet tona për konglomerat përshtypjesh. Deklaratat, intrigat dhe insinuatat….Unë do të takoj avokatët, kryetari i Kuvendit i ka takuar në Hagë.  

Edi Rama: Më fal për ndërprerjen mendova se më pas do të vinin pyetje të natyrës konceptuale nuk e dija që gjithë korpusi ishin si të natyrës së parë. Pyetjet ishin “Prishtina coffe news”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit