Dy shqiptarë janë arrestuar në Itali, pasi u kapën me 1.2 kilogramë kokainë si dhe 14 mijë eurove kesh, ngjarja ka ardhur pas arrestimit të krye bashkiakut Agim Kajmaku.
Ata vepronin në zonat e Montefalcos, Trevit dhe Folignos ndërsa bashkëpunonin edhe me shqiptarë të tjerë të cilëve u shisnin edhe kokainë.
Hetimet e kryera nga policia italiane nxorën në dritë një kompleks i vendosur në një zonë rurale në bashkinë Montefalco, që shërbente si si bazë e logjistikës së trafikut të drogës, ku mbanin të fshehur lëndët narkotike, të cilën e shisnin me shumicën te bashkatdhetarët e tyre.