-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

BE-ja për marrëveshjen e energjisë: Elektrosever do të furnizojë me rrymë Veriun

Kryesoret

Sipas Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, me marrëveshjen e arritur në mes të Kosovës dhe Serbisë në fushën energjetike, kompania Elektrosever një kompani me pronësi serbe e themeluar në Kosovë do të furnizojë me energjisë elektrike katër komunat Veriore të Kosovë të banuara me shumicë serbe.

“Kjo hap rrugën drejtë përfundimit të praktikës aktuale jo transparente dhe të parregulluar”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga kjo zyre menjëherë pas nënshkrimit të ujdisë në fjalë.

Marrëveshja e nënshkruar, sipas zyrës përcakton detyrime specifike për të dyja palët.

“Udhërrëfyesi përcakton një afat kohor të qartë dhe hapa konkretë për zbatimin e Marrëveshjeve të Energjisë të 2013 dhe 2015. Të dyja marrëveshjet janë zbatuar vetëm pjesërisht me elemente përkatëse ende të pazgjidhura”, vazhdon komunikata.

Më tej komunikata njofton se BE-ja ka kërkuar nga Sekretariati i Komunitetit të Energjisë, që të monitorojë zbatimin teknik të marrëveshjes komerciale ndërmjet Elektroseve dhe KEDS.

“BE-ja mirëpret miratimin e Udhërrëfyesit si një hap përpara në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në dobi të të gjithë qytetarëve dhe u kërkon të dyja palëve që të bëjnë përparim në të gjitha punët e tjera të pazgjidhura të zbatimit. BE falënderon të dy kryenegociatorët për përkushtimin dhe qasjen e tyre të përgjegjshme ndaj procesit, që çoi në rezultatin e sotëm”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit