-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Botërori i Katarit nuk është për beqarët, 7 vite burg nëse kapen në “flagrancë”

Kryesoret

Nëse jeni beqar dhe doni të merrni pjesë në Kupën e Botës 2022 në Katar, mund t’ju duhet ta rishikoni vendimin. Vendi organizator i Botërorit të këtij vitit zbaton një ndalim të rreptë të seksit për të gjithë beqarët.

Seksi para martesës është tashmë i ndaluar në Katar. Vendi po përforcon qëndrimin e tij, veçanërisht përpara Kupës së Botës 2022, ku do ta vizitojnë tifozë nga të gjitha vendet.

Nëse shkelësit e këtij rregulli strikt kapen në “flagrancë”, pala fajtore mund të përballet me deri në 7 vite burg.

“Seksi është shumë jashtë menysë së këtij Botërori, përveç nëse vini si skuadër burrë e grua, – tha një burim policor, përmes “TMZ Sports”. – Sigurisht që nuk do të ketë qëndrim për një natë në këtë turne. Nuk do të ketë fare festë. Të gjithë duhet të kenë kujdes, përveç nëse duan të rrezikojnë të mbesin në burg. Tifozët duhet të përgatiten”.

Duket se Kupa e Botës 2022 nuk do të jetë pika e nxehtë për beqarët, këtë herë. Për t’i bërë gjërat edhe më keq, alkooli nuk lejohet. Sigurisht që do të jetë një mjedis ndryshe nga normaliteti i përhershëm në Kupën e Botës së këtij viti.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit