-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama bojkot BE-së, PD: U bashkua me Vuçiçin e Putinit, po kërcënojnë Brukselin

Kryesoret

Ish-ministri Genc Pollo ka reaguar pasi kryeministrit Edi Rama, i cili deklaroi se pas bisedës me homologun e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe Presidentin Aleksandër Vuçiç me shumë mundësi nuk do të shkojnë në Bruksel duke bojkotuar samitin pas dy ditëve.

Sipas Genc Pollos, ky është efekti i parë i dukshëm i “Ballkanit të Hapur” ku Rama dhe Vuçiç po kërcënojnë me bojkot të këtij samiti.

Efekti i parë i dukshëm i BallkanHapu: Rama me Vuçiçin pro-Putin kërcënojnë me bojkot të samitit BE ku janë të ftuar nga Charles Michel për një takim Ballkani Perëndimor/ Këshilli European. Refuzimi publik i ftesës akti anti europian e shumë i dëmshëm për Shqiperinë e më gjerë” shkruan ai.

Akuza ngre edhe Jorida Tabaku. “Serbia nuk do të ulet si pasojë e kundërshtisë për saksionet kundër Rusisë, RMV është duke u penguar nga problemet bilaterale me Bullgarinë, po Shqipëria përse refuzon BE?

Kryeministri më autokrat në rajon, vendi më i korruptuar në Europë nuk dëshiron integrimin në BE ku kontrolli do jetë më i fortë. Po sikur ta ndërtojmë BE tonë këtu pavaresisht një date e një procesi që sot edhe prej Ramës është larguar kaq shumë?”.

Presidenti serb ka njoftuar në rrjetet sociale që nesër do të vendoset nëse do t’i bashkohen samitit të ardhshëm që do të zhvillohet në Bruksel mes Ballkanit Perëndimor dhe Këshillit të Europës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit