Kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi ka njoftuar në Twitter për arritjen e marrëveshjes me Serbinë në fushën e energjisë.
Bislimi tha se kjo do të mundësojë që faturimi i energjisë të shtrihet edhe në 4 komunat veriore të Kosovës.
“Më në fund kemi miratuar Udhërrëfyesin e Implementimit për Marrëveshjet për Energjinë të vitit 2013 dhe 2015.
Kjo mundëson faturimin e energjisë elektrike në 4 komunat veriore të Kosovës, sipas ligjeve dhe sistemit rregullativ të Kosovës”, shkroi zëvendëskryeministri.