-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VIDEO-Dramatike! Momenti kur evakuohen fëmijët nga pallati në flakë: Kape, kape shpejt

Kryesoret

“5pyetjet.al” siguron pamjet e momentit kur banorët janë evakuuar në mesnatë nga pallati që u përfshi nga flakët dhe tymi në zonën e “Astirit” në Tiranë.

Pas sinjalizimit të banorëve, zjarrfikësja arriti me shpejtësi duke evakuuar fëmijët dhe të gjithë banorët. Zjarri nisi nga garazhi duke djegur katër makina dhe ka qenë i qëllimshëm.

Banorët deklaruan se dëgjuan edhe shpërthime. “Plasi, plasi diçka i thashë gruas, hajde dalim. Dëgjuam shpërthime” tha një banor i pallatit. Por sipas policisë nuk kemi të bëjmë me eksploziv.

Tetë prej banorëve përfunduan në spital. Ata shprehen se u tmerruan nga flakët dhe tymi që pushtoi pallatin.

Ishte tmerr. Dëgjuam shpërthime. Banorët e pallatit ulërinin dhe kërkonin ndihmë. Kishte shumë tym dhe zjarr në garazh” tha një tjetër prej banorëve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit