-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VIDEO-Tronditje e flakë/ Çfarë ndodhi brenda pallatit në Tiranë: Shpërthime e ulërima

Kryesoret

Pak pasi kishte kaluar mesnata zona e Astirit në Tiranë u trondit nga ulërimat dhe sirenat e policisë, ambulancës e zjarrfikëses.

Shkak ishte zjarri në garazhin e një pallati në rrugën “Aleksandri i Maqedonisë”. Katër makina u dogjën.

Banorët u evakuuan me shpejtësi. Tetë prej tyre përfunduan në spital. Ata shprehen se u tmerruan nga flakët dhe tymi që pushtoi pallatin.

Ishte tmerr. Dëgjuam shpërthime. Banorët e pallatit ulërinin dhe kërkonin ndihmë. Kishte shumë tym dhe zjarr në garazh” tha njëri prej banorëve.

Si pasojë e zjarrit, janë dëmtuar lehtë dhe kanë shkuar për mjekim në spital shtetasit A. Xh., 28 vjeçe, F. J., 23 vjeçe, D. J., 27 vjeçe, I. Xh., 31 vjeçe, E. Xh., 27 vjeç, E. K., 35 vjeçe, M. B., 48 vjeçe dhe N. B., 50 vjeç, të cilët pasi kanë marrë ndihmën e parë mjekësore, janë larguar” deklaroi policia.

Ende nuk dihet nëse zjarri ka qenë aksidental apo i qëllimshëm. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit