-sidi education-spot_img
32.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zelensky: Afrika është peng i luftës së Rusisë në Ukrainë

Kryesoret

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e ka quajtur Afrikën një peng të luftës së Rusisë gjatë një fjalimi në Bashkimin Afrikan (AU).

Zelensky tha se pushtimi i Rusisë dhe bllokimi i eksporteve të drithërave të Ukrainës, kanë shkaktuar mungesë drithi dhe kanë vënë miliona njerëz në rrezik urie.

Kryetari i komisionit të AU tha se kishte një nevojë urgjente për dialog për të rivendosur stabilitetin global.

Vendet perëndimore i kanë kërkuar Rusisë të lirojë rezervat e mëdha të drithit në Ukrainë ndërkohë bllokada ka rritur çmimet e ushqimeve.

“Afrika është në fakt një peng i atyre që nisën luftën kundër shtetit tonë”, tha Zelensky.

Presidenti ukrainas u shpreh se qeveria e tij ishte e angazhuar në nogociata për të zhbllokuar rezervat e grurit të bllokuara në portet e Detit të Zi të Ukrainës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit