Një makinë është djegur pak minuta pas mesnate në Delvinë. Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:50, në lagjen “9 nëntori”, Delvinë, ka rënë zjarr dhe është djegur një mjet i markës “Suzuki”.
“Më datë 22.06.2022, rreth orës 00:50, në lagjen “9 nëntori”, Delvinë, ka rënë zjarr dhe është djegur një mjet i markës “Suzuki”, në pronësi të shtetasit L. K., banues në Delvinë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit2, njofton policia.