-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lëvizja e fundit, SPAK-ut i futet frika për Dumanin

Kryesoret

Prokuroria e Posaçme ka vënë në lëvizje Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve për të shtuar masat e sigurisë dhe të ruajtjes për 13 bashkëpunëtorët e drejtësisë që ndodhen të arrestuar.

Ata kanë kërkuar shtimin e masave mbrojtëse për të penduarit, duke urdhëruar shtimin e efektivave dhe të vigjilencës. Ndërkaq, nuk dihet nëse urdhri bazohet në të dhëna konkrete për rrezik apo është një procedurë rutinë.

Prokuroria e Posaçme i kërkon Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve shtimin e masave të sigurisë për ruajtjen e jetës së bashkëpunëtorëve të drejtësisë, të cilët ndodhen të arrestuar.

Burimet e prokurorisë, thonë se bëhet fjalë për 13 persona, që kanë pranuar të bashkëpunojnë në kuadër të marrëveshjeve me organet e drejtësisë për zbardhjen e ngjarjeve kriminale.

SPAK i kërkon institucionit të vuajtjes së dënimeve që për të shmangur e ndonjë incident apo kërcënim të çdo lloj forme, bashkëpunëtorët duhet të jenë ne regjime të posaçme dhe të mirëmonitoruara.

Kërkesa e Prokurorisë së Posaçme ka vënë në lëvizje institucionin ku qëndrojnë të penduarit, të cilët i kanë vendosur të gjithë bashkëpunëtorët në një regjim të posaçëm.

Shkresa e SPAK për Drejtorinë e Burgjeve vjen menjëherë sapo në media janë publikuar dëshmitë e bashkëpunëtorëve të drejtësisë dhe kryesisht Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhës, që kanë përfshirë edhe persona të tjerë ne kryerjen e ngjarjeve kriminale në vite.

Disa prej krimeve të rrëfyera nga Nuredin Dumani kanë qenë ngjarje të pazbardhura, ndërsa bazuar në dëshminë e tij, deri tani SPAK ka firmosur 32 urdhra-arresti./ Panorama

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit