-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Në Bruksel me skeletin e “Ballkanit të Hapur” në çantë…

Kryesoret

Nga Zef Preçi

Me heret sot, vetem pak minuta mbasi zt. Rama konfirmoi pjesmarrjen e tij Samitin e liderve te 27 vendeve te BE-se me liderit e 6 vendevet Ballkanit Perendimor ne Bruksel, ne shtypin Serb – raporton Kurir – u publikua njoftimi se edhe Serbia do te marre pjese ne kete Samit sebashku me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Nisur nga permbajtja e ketij njoftimi, mendoj se dalin disa perfundime qe po i renditim ketu me poshte.

Se pari, ftesa e BE-se eshte nominale per secilin vend, nuk behet fjale per ftese ne grup qe te marre pergjigje ne grup si kjo e cituar nga Kurir dhe sjelle ne Shqip nga portalet shqiptare. Se dyti, stadet e integrimit te vendeve te Ballkanit Perendimor ne BE jane te ndryshme dhe nuk ka kuptim pergjigja apo reagimi kolektiv, aq me pak nen drejtimin e Vucic si dirigjent i tre vendeve te cituara nga Kurir, dmth vendeve nismetare te Ballkanit te Hapur.

Se treti, integrimi ne BE i vendeve te Balkanit Perendimor eshte me shume problem i ketyre vendeve dhe perspektives se zhvillimit te tyre se sa “dhimbje koke” per liderit Europiane. Dmth nese flitet per pengesa, ato nuk jane ne anen e BE, por kryesisht te vendeve kandidate e lidhen me demokracine, institucionet e ekoonmise se tregut, etj.

Se katerti, temat e diskutimit ne Samitin e Bruksesit te ketyre diteve “nuk jane te lehta” jo vetem per liderit e vendeve te BE-se. Kjo per shkak te dinamikes politike ne vendet e vecante, te zhvillimeve dramatike ne Ukraine, por mbi te gjitha per shkak te problemeve serioze qe po sjell ristrukurimi i tregjeve energjitike Europiane per te zevendesuar naften dhe gazin Rus. Ndersa per liderit e vendeve te Ballkanit Perendimor, temat e diskutimeve ne Samit nuk jane te lehta, por per shkaqe te ndryshme.

Keshtu Serbia ka probleme jo vetem te demokracise por edhe te dyzimit tashme te hapur midis BE dhe Rusise, mosvendosjes se sanksioneve ndaj kesaj te fundit, por edhe te perqkesimit te demokracise brenda vendit. Ndersa vendi yne, Kosova apo Maqedonia e Veriut kane probleme te demokracise se brendshme, emigracionit drejt vendeve te BE-se, etj. Ndersa theksimi i dialogut “si modelin kryesor dhe të vetëm korrekt për zgjidhjen e të gjitha çështjeve të hapura” ngjan sikur liderit politike te Serbis,e Shqiperise dhe Maqedonise Veriut kane hasur ndonje veshtiresi ne komunikimin me liderit politike te BE-se. Nuk besoj se kjo eshte vertete…

Se fundi, marrja e “ktheses”, dmth ndryshimi i mendimit te zt. Rama per te marre pjese ne Samit perben nje zhvillim pozitiv, edhe pse “bashkerendimi” me dy vendet e tjera ngjan e sforcuar dhe mendoj se duhet pare si perpjekje per t’i bere publicitet Ballkanit te Hapur, ashtu si dhe konsultimi i dites se djeshme per t’i kthyer pergjigje sot ngjan shume e pazakonte.

Por ajo qe ngjan si nje skeme politike tipike ballkanike eshte nxitimi per t’i kundervene Planit francez te krijimit te nje komuniteti te vendeve Europiane kandidate per antare te BE-se tezen e Ballkanit te Hapur. Kjo shfaqet me qarte ne deklarimin e z.t Rama se …” e do të kërkojmë të dëgjohemi për idenë e një Komuniteti të Ri Politik Evropian që ne mbështesim, për Ballkanin e Hapur që çon përpara frymën e Evropës… E kjo ndodh kur nuk thuhet asnje fjale per Procesin e Berlinit, per te cilin kancelari Sholtz eshte angazhuar publikisht per vazhdimin e tij.

Pavaresisht se procesi i integrimit bazohet ne hapat e njohur institucionalisht dhe te negocuar hap mbas hapi per secilin vend te Ballkanit Perendimor, nuk ka dyshim se cfaredo produkti politik qe ofrohet nga vendet me te zhvilluara te BE-se, sic mund te jete edhe plani Francez qe pritet te behet publik diten e neserme, eshte me i mire se Ballkani i Hapur dhe motivet qe e shtyjne ate perpara.

Kjo sepse nismat qe burojne nga vendet e BE- se jane gjitheperfshirese, pra ne dobi te te gjithe vendeve vendeve te Ballkanit Perendimor; shoqerohen me mbeshtetjen e nevojshme financiare dhe mundesojne hapa perpara te ketyre vendeve ne procesin e integrimit ne BE, por edhe kapercejne rivalitetet apo tendencat paternaliste ndaj vendeve me pak te zhvilluara qe per fat te keq i ushqen Ballkani i Hapur dhe qe jane aktualisht jashte kesaj nisme (Malit te Zi, Bosnje Hercegovines dhe Kosoves).

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit