Gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave, është vendosur që Fondit Amerikan për Zhvillim të financoi projektin “Për zhvillimin e eko-turizmit në zonën Drilon –Tushemisht”.
Kjo ka ardhur pas debatit të madh që shkaktoi dhënia e Butrinit po këtij fondacioni.
VENDIMI
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE FONDACIONIT SHQIPTARO-AMERIKAN PËR ZHVILLIM (AADF) PËR PROJEKTIN “PËR ZHVILLIMIN E EKO-TURIZMIT NË ZONËN DRILON-TUSHEMISHT”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 39, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
- Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) për projektin “Për zhvillimin e eko-turizmit në zonën Drilon –Tushemisht”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
- Autorizimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë për nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje.
- Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Agjencia Shtetërore për Shpronësimin, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Bashkia Pogradec për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletore zyrtare”.