Ora 23:00 e 12 qershorit 2022. Martini merr mesazhin e fundit nga Tina, vajza që ai e donte, por ajo duket se jo. Biseda pasohet nga një telefonatë e cila midis të tjerash e kërcënonte se do ja priste mishin me thikë dhe do i fuste 7 (shtatë) plumba ballit.
Ky është momenti kur dhe babai Nevzati pa djalin e tij për herë të fundit.
E kujton se ishte veshur me një bluzë tutash ngjyrë blu, gri dhe me vija të kuqe tek mëngët. Në këmbë kishte shapka me ngjyrë jeshile. Në një gjëndje të rënduar psikologjike, por pa folur me njeri, Martini ishte larguar nga shtëpia për tu mos u kthyer më.
I riu ishte mbytur me litar dhe për të humbur gjurmët ishte hedhur në rezervuar. Skena ndërtohet e tillë që të dukej si vetëvrasje.
Valter Mollaj, djali i cili kishte lidhje dashurie me vajzën, djali i xhaxhait të tij Edlir Mollaj, banorë të fshatit Marjan dhe çobani i lopëve të Valterit, Bleti Angjo janë arrestuar si të dyshuar për krimin e rëndë.
Në vijim te veprimeve hetimore të kryera është dyshuar mbytja me litar është bërë nga Valteri në bashkëpunim me dy miqtë e tij.
Pas orës 23:00 (12 qershor 2022) – Valteri, Edliri dhe Bleti shkojnë në fshatin Kolanec me makinën fuoristradë të tij dhe marrin Martinin. E kishin futur në makinë, dhe e kishte mbytur me litar, duke i dalë nga mbrapa dhe duke tërhequr litarin rreth qafës se tij derisa kishte rënë poshtë dhe pastaj e kishin hedhur në ujin e rezervuarit, thuhet në dosjen hetimore
Një ditë më pas
Ora 09:30 (13 qershor 2022) Valteri merr në telefon Tinën, ( M. P)me të cilën kishte marrëdhënie dashurie dhe i tregon çfarë kishte ndodhur me Martinin.
“E ka marre në telefon Valter Mollaj me te cilin ka marrëdhenie dashurie dhe i ka thene se kishin shkuar ne fshatin Marjan me makinen foristrade te tij, se bashku me Edlir Mollaj dhe Bleti Angjo dhe kishin mare Martin Cecon e kishin futur ne makine, dhe e kishte mbytur me litar, duke i dale nga mbrapa dhe duke terhequr litarin rreth qafes se tij derisa kishte rene poshte dhe pastaj e kishin hedhur ne uje” thuhet në dosjen hetimore.
Ora 18:00 (15 qershor 2022) Tre ditë pa asnjë gjurmë të Martinit. Atëherë babai, Nevzati shkon në Komisariatin e Policise Maliq për të denoncuar zhdukjen e djalit të tij.
Me të bërë shpalljen në kërkim policia merr dëshmitë e familjarëve.
Ora 09:00 (16 qershor 2022) Tre grupe kontrolli të policisë nisin kërkimet mbi fshatin Kolanec për të gjetur gjurmë të Martinit.
Ora 12:00 (16 qershor 2022) Buzë rezervuarit të Kolanecit, afër një shkurreje policia gjen shapkën me ngjyrë blu të këmbës së djathtë të Martinit dhe më pas në ekstremin tjetër të rezervuarit, gjen shapkën e dytë qe i korespondon këmbës së majtë.
Pse?
Vrasja, sipas hetimeve është kryer për motive të dobëta (xhelozi) për arsye se viktima Martin Çeço ngacmonte nëpërmjet telefonit duke i kërkuar të krijojë lidhje dashurore me Martina P. banore e fshatit Marjan, Korçë, të cilën Valteri e kishte të dashur referuar thënieve të vetë Tinës në Prokurori.
“Valteri ishte xheloz pasi Martini i kishte shprehur asaj se deshte të lidhej seriozisht për martesë dhe në disa raste kishte komunikuar me të në WhatsApp. Ditën e ngjarjes ajo kishte komunikuar me Martinin, duke i thene se nuk dëshironte të lidhej me të” shkruhet në dosjen hetimore.
Sipas dëshmisë çobani Bleti Angjo kishte vetëm 2 javë që punonte për Valterin nga mëngjesi deri në orën 18:00 dhe më pas qëndronte në një kasolle.
Ndërsa Martina punonte si çobaneshë dhe kulloste lopët. Valteri me të cilën vajza kishte një lidhje bëhej xheloz pasi kishte kuptuar që ata komunikonin me “Messenger”
“Një ditë e detyroi të tallej me Martinin në telefon, duke i thënë ftoje në kafe dhe kur Martina i tha se po tallej me te dhe se ishte e dashura e Valit, ai qau dhe u ndje shume keq, por telefonin ja rrëmbeu nga dora Vali dhe ai vazhdoi ta shante dhe kercënonte Martinin duke i thënë të takoheshin që të sqaroheshin njëhere e mirë” do dëshmonte para grupit hetimor Bleti.
Më pas plani për ti dhënë një mësim djalit “rival në dashuri”
Para orës 23:00 të 12 qershorit 2022 – Pas telefonatës kërcënuese Vali i thotë Martinës të ikte në shtëpi ndërsa së bashku me djalin e xhaxhait të tij dhe me çobanin, me gjithë kundërshtimin e këtij të fundit pasi ishte i lodhur, ikin me fuoristradë
Darka e fundit
Në mbrëmje vonë, 12 qershor 2022 shkuam ne fshatin Marjan, Vali e morri në makinë, e uli Martinin ne sediljen e pare duke i thënë hajde të sqarohemi dhe sapo zbriti nga mjeti Vali i hodhi një litar që përdoret për të lidhur jonxhen dhe e shtërngoi pas qafe, duke qendruar nga pas derisa Martini u rrezua i vdekur…” dëshmoi për hetimet Bleti Angjo.
16 qershor 2022 Kanë qenë shenjat e dhunës në qafën e viktimës që i orientuan hetuesit drejt vrasjes. Nis marrja në pyetje e familjarëve të Martinit të cilët pranojnë se ai u kishte thënë se kërcënohej “Më thoshte kam një hall. Më tregonte se e kërcënonin, qante por nuk tregonte”
18 qershor 2022 Pas dëshmive dhe sigurimit të provave policia i vë prangat Valter Mollajt kushëririt të tij dhe çobanit Bleti Angjo pasi ka dyshime të bazuara se nga ana e tyre janë konsumuar elementët e veprës penale të “Vrasjes me paramendim” te kryer ne bashkepunim, parashikuar nga neni 78-25 i K.Penal.
Ngjarja dhe mënyra si u krye krimi bën bujë dhe trondit të gjithë opinionin publik.
20 qershor 2022 Tre të arrestuarit dalin para gjykatës për vlerësimin e masës së sigurisë. Kryetari i Gjyqtari i Korçës Besnik Shehu cakton masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj tre personave.