Kaq ishte presioni. Presidenti i Serbisë, Vuçiç, ashtu si Edi Rama deklaroi se kanë vendosur që nesër të shkojnë në samitin e BE-së në Bruksel duke u tërhequr nga paralajmërimi që bënë dje se nuk do të marrin pjesë.
“Pas konsultimeve të hollësishme dhe gjithëpërfshirëse me bashkëpunëtorët dhe anëtarët e qeverive, liderët e tre vendeve të Ballkanit të Hapur vendosën të shkojnë nesër në samitin BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel” tha Aleksandar Vuçiç.
Mediat serbe shkruajnë se në bisedën e sotme mes presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç, kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, janë rënë dakord për parimet që do të jenë shtylla kryesore e bisedimeve me zyrtarë të shumtë të Bashkimit Evropian.