-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Varhelyi dhe Kyuchyuk të vendosur: Do të hiqet vetoja

Kryesoret

Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e mirë pranë Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, e ka përshëndetur vendimin e partisë Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë në Bullgari (DPS), për të votuar pro mocionit të mosbesimit naj Qeverisë së Kiril Petkov, duke çuar kështu në rënien e kabinetit.

“E falënderoj DPS-në për vendimin historik jo vetëm për Evropën, por edhe për Maqedoninë e Veriut, mbi heqjen e vetos ndaj Shkupit, në mënyrë që të hapen negociatat me BE-në”, shkruan Varhelyi.

Sipas njoftimit që ka bërë politikani nga radhët e DPS-së, Ilhan Kyuchyuk, pikërisht heqja e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut do të kthehet në synim kryesor të forcës politike që drejton.

Madje, ai deklaroi se është kërkuar një procedurë parlamentare e shpejtë për ta hequr menjëherë veton që bllokon Shkupin, por njëkohësisht edhe Tiranën, pasi Shqipëria është e varur nga bllokada bullgare momentalisht dhe strukturat e BE-së nuk e shohin si të përshtatshme ndarjen e dy shteteve në rrugëtimin evropian.

“Do të zhbllokojmë integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor”, e ka përmbyllur postimin Kyuchyuk.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit