Gjyqtarja e Rilinda Selimi, i cila ka ushtruar profesionin e saj në Gjykatën e Administrative të Apelit, është shkarkuar nga detyra.
Ajo ka dal sot para Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, dhe ka këmbëngulur në ligjshmërinë e pasurisë së saj dhe të bashkëshortit. Kolegji ka kërkuar që të bëhet një rihetim në pasuri, por ajo nuk ka pranuar.
Selimi është shprehur gjatë seancës se nuk do ta lejojë që familja e saj të kalojë një situatë të vështirë, nga e cila mund edhe të konfiskohet pasuria, kështu që ka zgjedhur të heq dorë nga profesioni.
Ajo kundërshtoi në mbrojtjen e saj kërkesën e Komisionerit Publik për të rihetuar pasurinë e saj, kundërshtoi konsiderimin si person të lidhur të vjehrrit, ndonëse tha se ishte sjellë prova për të dokumentuar ligjshmërinë e pasurisë së tij.
Rilinda Selimi, gjyqtare pranë Gjykatës Administrative të Apelit, u konfirmua në detyrë në 14 dhjetor 2020 nga trupa e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit drejtuar nga Pamela Qirko, me relator Lulzim Hamitaj dhe anëtar Olsi Komici. Por Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, rekomandoi menjëherë apelimin e vendimit, duke arsyetuar se KPK nuk kishte hetuar apo kishte hetuar sipërfaqësisht disa prej problemeve të gjyqtares që preknin të tre kriteret e rivlerësimit.