Trupi i pajetë i një 56-vjeçareje është gjetur në lumin Vjosë në afërsi të Vlorës, aty ku një ditë më parë u gjendën disa sende personale të sajat.
Vlorë/Informacion shtesë
Në vijim të informacionit paraprak të ditës së djeshme, në lidhje me kërkimet në lumin Vjosë, ju informojmë se ditën e sotme, në brendësi të lumit është gjetur e mbytur shtetasja L. K., trupi i pajetë i kësaj shtetaseje, do të transportohet në morgun e spitalit të Vlorës, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore, për përcaktimin e shkakut të vdekjes.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.