Ish-zëvendës presidenti amerikan Mike Pence, gjatë fjalës së mbajtur në kampin Ashraf 3 në Manzë, shprehu mbështetjen amerikane ndaj protestave në Iran.
Pence tha se ishte hera e parë që vizitonte Shqipërinë dhe se Amerika është shtëpia e iranianëve.
“Ju falënderoj për këtë mirëseardhje kaq të ngrohtë për mua dhe gruan time të jemi sot këtu në Ashraf 3 ku flaka e lirisë digjet në Shqipëri. Është privilegj të jemi këtu në shtëpinë e lirisë së Iranit. Ne ndajmë një çështje të përbashkët. Çlirimin e popullit të iranit dhe lindjen e një Irani demokrat të lire dhe me parimet e një demokracie të qëndrueshme. Është hera parë që vizitoj Shqipërinë dhe nuk do të flas në emër të qeverisë amerikane. Populli amerikan janë me ju që luftoni për lirinë e Iranit. E di që shumë amerikane dhe qytetarë amerikane kanë familjaret e tyre dhe 1.5 mln amerikane kanë lindur në Iran, që do të thotë se Amerika është shtëpia e iranianeve. Shumë prej tyre erdhën dhe zgjidhen SHBA si vendin e tyre pas 1989 pasi e dinin që Amerika është toka e lirisë”, u shpreh Mike.