-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shehaj “gozhdon” ministren “strategjike”, Spiropali mbron Xhaçkën: Ti Gaz mos qesh (Debati)

Kryesoret

Shpallja investitor strategjik e burrit të ministres së Jashtme, Olta Xhaçka ka shkaktuar debate sot në Kuvend në interpelancën e kërkuar nga deputeti Agron Shehaj me Edi Ramën, i cili e delegoi te Elisa Spiropali për shkak se ndodhet në Bruksel. Deputeti demokrat kërkoi heqjen e imunitetit për deputeten Xhaçka duke renditur argumentet.

Ministrja përdori burrin, më pas e fshehu me kunatën. Vendimi është këtu me firmën e Ramës dhe thotë “lejimin e përdorimit të brigjeve të detit të plazhit përballë kompleksit.

Brigjet e detit janë pronë shtetërore, apo është e juaja, ministres apo kryeministrit? Brigjet kanë vlerë ekonomike? Mund të përfitosh me një shezlong, jo më 10 apo më shumë? Mund të përfitosh që ç’ke me të dhe Kushtetuta e thotë neni 70, pika 3, “deputetët nuk mund të kryejnë veprimtari fitimprurëse”.

Tani si mund të thoni ju se brigjet e detit nuk fitimprurëse dhe që të thoni se kunata dhe burri i Xhaçkës nuk e kanë pronat bashkë me ministren, si mund ta thoni ju këtë? Ligji është për të zbatuar pronat e shtetit për t’ua dhënë atyre që qeveria mendon se janë investitorë strategjikë” tha ai.

Elisa Spiropali tha se dhënia e statusit ka qenë e bazuar në kritere. “Ju jeni personi i gabuar për t’i ngritur këto pyetje. Do të më dukej normale nëse interpelanca do të kërkohej nga të tjerë deputetë, që kanë rrëmbyer flamurin e protagonizimit, që flasin për ekonomi duke menduar xhepin e tyre, duke mallkuar gjithçka që mendojnë se nuk ka marrëdhënie me xhepin e tyre.

Mendojnë jo me logjikë, por i nënshtrohen arsyes së xhepit vetjak. Ju zoti Shehaj duhet që minimalisht, po dëshmoni mos kuptim në rastin më të mirë, ose në rastin më të keq ngritjen e një gjyqi popullor po cenoni reputacionin e subjekteve.

Furtuna që ngrini në gotat e dollisë suaj është më shumë se një zukapje grence e zemëruar tashmë. Investimet strategjike janë një mundësi dhe potencial, që meritojnë mbështetje.

Statusi i investitorit nuk është dhuratë, por e drejtë ligjore që u jepet investitorëve që plotësojnë kriteret kundrejt një të mire publike që këta investitorë i sjellin vendit.

Zonja Xhaçka para mbledhjes njoftoi që nuk do të merrte pjesë për të mos ndikuar. Investimi është privat, i kryer në një pronë private. Synon zhvillimin e zonës në fjalë, do të krijohen 120 vende pune” tha Spiropali.

Kjo solli reagimin nga deputeti Gazment Bardhi, por ministrja e shtetit iu kthye. “Mos qesh Gaz se shumë gaz të papërmbajtur ke këto kohë. Gazi kërkon të imitojë Joridën e komisionit”. Deputetit demokrat i tërhoqi vëmendjen edhe Lindita Nikolla. “Zoti Bardhi mos flisni nga vendi”.

Pak ditë më parë 14 deputetë të Partisë Demokratike firmosën një kërkesë që synon të vërë në lëvizje mekanizmin kushtetues për heqjen e mandatit të deputetes, ministren Olta Xhaçka me argumentin për përfitime antiligjore nëpërmjet statusit të investitorit strategjik dhënë bashkëshortit të saj, Artan Gaçi.

Kërkesa erdhi pasi mazhoranca refuzoi ngritjen e një komisioni hetimor për investimet strategjike. Kërkesa do të shqyrtohet nesër në Kuvend.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit