Josep Borrell, Përfaqësuesi i Lartë i Politikës së Jashtme të BE-së, u shpreh se ka ende shpresa për mundësinë e hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ndërsa më pas lëshoi deklarata të forta ndaj Bullgarisë.
‘Ne nuk jemi aty ku duhet të jemi në Ballkan, sot duhet të nisim negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe nuk mund të mos e fsheh keqardhjen time. A ka ende shpresë? Nuk e di se çfarë mund të bëjë parlamenti në Bullgari. Por duket se nuk po shkon mirë’- tha Josep Borrell.
“Ne do të duhet të përpiqemi të zgjidhim situatën dhe kjo tregon se unanimiteti është një problem, nuk mund të vazhdojmë me një vend që bllokon gjithçka. Sot nuk është një ditë e mirë”.- tha Borrell.