-sidi education-spot_img
33.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sot Samiti i BE i “rrëzuar” nga Bullgaria, çfarë pritet të ndodhë me Ballkanin Perëndimor

Kryesoret

Gjatë ditës së sotme dhe të nesërme do të mbahet në samiti i Bashkimit Europian në Bruksel. Ky samit ku do të marrin pjesë liderët e 27 vendeve të BE-së do të paraprijë nga një takim i krerëve të shteteve dhe qeverive të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Takimi i liderëve të BE-së dhe gjashtë partnerëve nga Ballkani Perëndimor fillon në orën 9.30 në ndërtesën e Këshillit Evropian.

Ndërkohë, pavarësisht deklaratave të para për bojkot, kryeministri Rama konfirmoi të mërkurën se do të marrë pjesë në këtë samit, duke theksuar se do të shkojë aty për të folur për Ballkanin e Hapur dhe jo për të dëgjuar. Megjithatë një përgjigje pozitive për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duket se do të jetë e vështirë, kjo pasi një ditë më parë u rrëzua qeveria bullgare, e cila ka vendosur veton ndaj Maqedonisë së Veriut, e për rrjedhojë pengon edhe integrimin e vendit tonë.

BE-ja njoftoi se presin shkëmbim të mendimeve me partnerët e Ballkanit Perëndimor për mundësitë për forcimin e procesit të anëtarësimit, përkatësisht përshpejtimin e integrimit të rajonit në Bashkimin Evropian.

Projekt-konkluzionet, që do të miratohen nga udhëheqësit e BE-së për Ballkanin Perëndimor, përsërisin mbështetjen për perspektivën e anëtarësimit në BE për vendet e rajonit, duke bërë thirrje për reforma të vazhdueshme dhe zgjidhjen e çështjeve të hapura dypalëshe, duke përfshirë normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Për momentin, në samitin e sotëm nuk pritet të merren vendime konkrete për hapat e rinj të vendeve të Ballkanit Perëndimor në procesin e integrimit evropian.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit