-sidi education-spot_img
32.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjykata vendos për fatin e maqedonasit që u kap me 300 kg kokainë në Durrës

Kryesoret

Gjykata e Posaçme zgjat me 3 muaj afatin e qëndrimit në paraburgim për Nazif Ajroskin. 40-vjeçari nga Maqedonia e Veriut është shoferi i kamionit ku u kapën 324 kilogramë kokainë në Portin e Durrësit në Qershor të vitit 2021.

Ajrofski po hetohet nga SPAK për “trafik të narkotikëve”, në bashkëpunim, “grup të strukturuar kriminal” dhe “kryerje veprash nga organizata kriminale”.

Kamioni i cili kalonte tranzit nga Maqedonia në drejtim të portit të Durrësit kishte si destinacion Napolin e Italisë. Dyshimet për drogën u krijuan aty për aty nga efektivët e Task-Forcës që e kaluan për një kontroll të detajuar në vijën e dytë në dalje kamionin me targa të Maqedonisë së Veriut.

Ku gjatë kontrollit fillimisht me skaner, ndërsa më pas kontroll fizik, autoritet gjetën në serbatorin e mjetit dhjetëra pako të mbushura me kokainë mbi të cilat ishin stampuar marka të kompanive të njohura të veshjeve dhe parfumeve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit