Një 32-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi është kapur me kokainë, të cilën e kishte bërë gati për shitje.
Atij i janë gjetur disa euro dhe një sasi kokaine, të cilat janë sekuestruar nga policia italiane.
Karabinierët kontrolluan edhe shtëpinë ku banonte 32-vjeçari shqiptar ku gjetën 3300 euro cash, të cilat konsiderohen si të ardhura nga aktiviteti i trafikut të drogës.
Përveç parave të gatshme, të riut shqiptar iu gjetën edhe pajisjet për paketimin e kokainës dhe për të hedhur më pas në treg, shkruajnë mediat italiane.