Dy policë janë përfshirë në një akt heroik. Ata duhet të transportonin një veshkë për transplantë nga spitali i Milanos drejt Lacios në Romë.
Në raste të tilla në protokoll shkruhet se në raste të tilla duhet të bëhet transporti me helikopter, por policët menduan që ta linin të lirë helikopterin në rastin e ndonjë urgjence tjetër, kështu që përdorën makinën Lamborghini.
Ata lëvizën me 300 km në orë dhe e dërguan veshkën në spital për 2 orë. Operacioni rezultoi i suksesshëm.