-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Skenar dhune? Berisha sfidon Ramën: Fatin e vendosin protestuesit, roli i Metës

Kryesoret

Në datë 7 korrik Sali Berisha ka thirrur një protestë kombëtare në Tiranë përballë kryeministrisë. Por Sali Berisha, pavarësisht se e ka thirrur popullin në protestë heq dorë nga përgjegjësia për turmën, kur thotë se do të vendosin vetë qytetarët se cfarë do të bëjnë. Më tej ai sfidoi Edi Ramën që atë ditë të qëndrojë në Kryeministri.

Edi Rama ia mbath përpara se të fillojnë protestat, nuk ka ndenjur kurrë në kryeministri, e dini vetë ju. Ndiqeni atë ditë. Nga tunelet e Skraparit, deri në galeritë e Klosit, por të sigurt jeni ju se në asnjë protestë nuk ka qëndruar në zyrë. Kemi të bëjmë me një front, nuk jam unë, unë jam njëri prej aktorëve në këtë front dhe vendimet merren nga fronti” tha ai.

Ish-kryeministri foli për takimet me Metën në Baku pak ditë më parë dhe e ftoi në koalicion. “Disa herë jemi takuar në Baku me Metën, ai i mbyll këtë javë detyrimet dhe mirëpritet shumë kontributi i tij dhe LSI-së në opozitarimin kundër Edi Ramës, ne do të bashkohemi me të gjitha forcat, që besojnë se ky regjim është armiqësor ndaj shqiptarëve. Rol qëndror ka PD, por udhëheqja do të jetë kolektive”.

Por përse është zgjedhur data 7 korrik për protestën? “Është një fati i madh, ka garanci për sukses, sepse është në 7, i 7-ti, në orën 7-të” duke iu përgjigjur kështu PS-së që tha se është zgjedhur qëllimisht për shkak se në këtë datë në Kuvend do të votohet rezoluta për gjenocidin serb në Srebrenicë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit